75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / Z S

“Gjatë 5 vjetëve, rritje prej 80% të vizitorëve të huaj”/ Rama: Shqipëria turistike sërish në vëmendjen e mediave të huaja!

Kryeministri Edi Rama shprehet se tashmë Shqipëria është kthyer në qendër të turistëve të huaj, ndërsa ndan në Facebook edhe disa nga shkrimet e mediave të huaja për vendin tonë.

Është revista franceze “Geo Magazinë” që duket se i ka kushtuar një artikull vendit tonë ku e përshkruan Shqipërinë si një destinacion që të ofron male, plazhe, trashëgimi kulturore e historike.

Postimi i plotë:

Shqipëria turistike sërish në vëmendjen e medias

Këtë herë, revista e njohur franceze GEO Magazine i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e përshkruar si një destinacion të larmishëm me plazhe, male, natyrë magjepsëse, me një trashëgimi të pasur kulturore e historike, mbushur me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane

Po ashtu përmenden kujtimet e Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore e Tiranës

E gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj./Indeksonline/