75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / k.v

Gjatë dhjetorit të vjetmë u ndan 142 çifte

Agjencia e Statistikave e Kosovës, ka njoftuar se gajtë dhjetorit të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1 mijë e 74 lindje janë femra.

Më tej, ASK-ja në publikimin e radhës, ka njoftuar se janë regjistruar gjithsej 985 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 504 janë meshkuj dhe 481 janë femra, transmeton Klankosova.tv

Po ashtu në muajin e fundit të 2024-s, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 491 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 142 raste.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

ASK-ja thotë se burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës.