Gjatë fejesës së Jennifer Lopezit me Alex Rodriguezin, momente intime mes çiftit
Së fundmi çifti i njohur i showbizit botëror Jennifer Lopezi me Alex Rodriguezin kanë organizuar një festë luksoze ku e kurorëzuan fejesën e tyre, shkruan Indeksonline.
Në festë ishin mbledhur njerëz të afërm me ta si familjarë dhe miq, teksa u panë edhe shumë figura të famshme për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme për çiftin.
Gjatë këtij organizimi pati momente interesante si momente dashurie e momente humori.
Paparacët kapën një moment “intim” kur çifti shkëmbeu puthje.
Kujtojmë se ata janë të lidhur prej vitit 2017 dhe shfaqen vazhdimisht të lumtur pranë njëri=tjetrit. /Indeksonline/
