75 Mall Live Search
09:58 / E Enjte, 13 Janar 2022 / AR

Gjatë gjuetisë vrau baxhanakun, Policia konfirmon se vrasja në Pakashticë ishte nga pakujdesia

Indeksonline mbrëmë ka raportuar për një vrasje në fshatin Pakashticë të Komunës së Podujevës.

Derisa ishin në gjueti, Florian Bunjaku 34-vjeçar nga Pakashtica aksidentalisht ka vrarë Mentor Kajtazin 30-vjeçar nga Dumnica.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë ngjarja tragjike.

Rasti është cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”. Po ashtu ndaj të dyshuarit është hapur rast edhe për “armëmbajtje pa leje”.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Fsh. Pakashticë, Podujevë, 12.01.2022-15:00-16:00 .Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar . Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pajetë,  më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, Indeksonline pati raportuar se i dyshuari dhe viktima ishin mes vete baxhanakë.