75 Mall Live Search
17:08 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / FR

Gjatë Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore.

Në njoftimin për media, MAShTI ka thënë se provimi është mbajtur në 158 qendra të testimit, ku maturantët janë sistemuar në 1,335 salla, ndërsa sipas raporteve të komisionarëve, testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë vërejtje të theksuar.

Megjithatë, ministria thotë se pati disa probleme të përdorimit të telefonave nga një pjesë e nxënësve.

“Për shkak të përdorimit të telefonave, kësaj radhe janë larguar një numër i konsideruar i nxënësve. Një raport më i detajuar për procesin do të bëhet publik javën e ardhshme, pas analizimit të raporteve nga kryetarët e qendrave të testimit”, tha MAShTI.