19:44 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjatë ndeshjes me Bullgarinë, u xhirua klipi i këngës përfaqësuese të Kosovës në “Euro 2020”

Më 18 të këtij muaji u publikua kënga përfaqësuese e Kosovës në eliminatoret për “Euro 2020”.

Kënga mbanë titullin “Gol duam gol”, të cilën e këndojnë dy këngëtarë të rinj, Florent Abrashi dhe Jehona Lumi, të cilët u bën të njohur nga pjesëmarrja e tyre në talent show “The Voice of Albania”, përcjellë Indeksonline.

Gol duam gol” është ripërpunim i këngës së grupit “Lindja”, ku klipi ashtu siç edhe u paralajmërua u xhirua mbrëmë gjatë ndeshjes Kosovë-Bullgari në stadionin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/