75 Mall Live Search
10:19 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / k.v

Gjatë një jave, 18 të lënduar nga aksidentet në Ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion, gjatë javës së shkuar.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 11 – 17/11/2024 ka shqiptuar 1249 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, janë raportuar 32 aksidente, ku prej tyre aksidente me lëndime janë 13,  persona të lënduar 18 veta, ndërsa aksidente me dëme materiale janë gjithsej 19 raste.

Policia rajonale e Ferizajt u apelon shoferëve që të kenë kujdes në komunikacionin rrugor.