Gjatë një sherri në çift, kjo është fjala që duhet shmangur se s’bën!

Në një marrëdhënie normale, zënkat janë edhe më normale. Çdo çift ka uljet dhe ngritjet e veta dhe fakti që ndonjëherë në nerva e sipër shfryhemi tek partneri/ja, ndodh sepse e dimë që ai/ajo do të na dojë pavarësisht kësaj.
Gjithësesi, edhe në zënkat më të ashpra, është një fjalë të cilën nuk duhet t’ju lejoni kurrësesi vetes që ta përdorni, përveç rasteve kur është e menduar mirë. Bëhet fjalë për fjalën “Divorc”.
Në momentin që e nxirrni këtë fjalë nga goja, nuk e ktheni dot pas. Përdorimi i saj mund të ketë një impakt përfundimtar në martesën tuaj duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Ja përse:
Është manipuluese
Përgjithësisht përdoret për të bërë palën tjetër që të pushojë dhe ky është manipulim.
Shkakton stres dhe ankth
Sepse impakti i parë është ai i një ultimatumi. Dhe askush nuk i do ultimatumet dhe aq më tepër nga një person që supozohet t’ju dojë më shumë se këdo në botë.
E bën partnerin/en që ta konsideojë realisht divorcin
Nëse partneri/ja e dëgjon këtë fjalë shpesh nga ju, atëherë mund të prisni të njëjtin reagim dhe ndoshta më serioz.
Është një goditje e ulët
Një martesë e bazuar në kërcënime dhe manipulime nuk do të jetë kurrë një martesë e lumtur.