75 Mall Live Search
17:10 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / OSH

Gjatë pandemisë përdoruesit e drogave rrahën familjet e tyre, komuniteti RAE shtoi dozën e përdorimit

Izolimi për shkak të pandemsë nuk ka ndikuar në rritjen e përdorimit të drogave por përdoruesit e tillë kanë pasur një problem tjetër.

Ata kanë hasur në vështirësi për t’i siguruar mjetet financiare për të marrë drogat që si pasojë e kësaj është shtuar dhuna në familje, pra si nga familja tek përdoruesit e drogave dhe e kundërta.

Kështu than nga Labirint në një përgjigje për IndeksOnline.

Ata bënë të ditur se në qendrën “Labirint” në baza ditore trajtohen rreth 45 persona si përdorues të drogave të ndryshme, e në përgjthësi trajtohen afro 2500 sosh.

Por, në këtë qendër theksuan se në këtë vit kanë hasur në probleme shumë të mëdha sa i përket përdorimit të drogave (Heroinë) tek komuniteti RAE, posaqërisht në Fushë Kosovë dhe Plemetin.

“Në këtë vit nuk kemi vërejtur që ka pasur rritje të përdorimit të drogave në përgjithësi por kemi pasur kërkesa më të mëdha për terapinë mbajtëse me metadon dhe çrregullime tjera psiqike.

Mund të themi që nuk kemi pasur vështirësi në qarkullimin e stafilit dhe klientëve tonë sepse në mbylljen fillestare në muajin Mars, ne kemi bashkëpunuar me institucionet si MSH dhe MPB me që rast kemi marrë leje qarkullimi të pakufizuar për një pjesë të stafit tonë, ndërsa për klientët kemi lëshuar vërtetim për datën dhe orën kur ata duhet të vijnë në qendrën tonë për trajtim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë periudhës janar-shtator 2020 janë inciuar 798 raste që lidhen me narkotik.

“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave të saja, gjatë periudhës janar-shtator (nëntëmujor) 2020, ka iniciuar 798 raste që lidhen më narkotik. Gjatë kësaj periudhe, për përfshirje në raste të kësaj natyre janë arrestuar 920 të dyshuar, prej tyre 197 janë dërguar në mbajtje. Të dyshuarit e përfshirë në raste me narkotik më të shumë në numër janë për posedim 648 të dyshuar, 119 për trafikim, 31 për kultivim etj.

Polica gjatë kësaj periudhe ka konfiskuar: 2226.57 gr. heroinë, 149 kg 445.15 gr mariuhuanë, 711.73 gr hashash, 304.35 gr. kokainë, 5528 bimë kanabisi etj”, thanë nga PK për IndeksOnline.

Ndërkohë, sipas Labirint, qyteti i Prishtinës ka më së shumti përdorues të drogave, pastaj vijnë Prizreni, Gjilani, Mitrovica dhe Peja.