17:00 / E Diele, 28 Mars 2021 / AR

Gjatë pritjes së ëmbël/ Ellie kërkon mbështetjen e Princeshës Eugenie

Ellie Goulding ka kërkuar mbështetje nga Princesha Eugenie gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi është në pritje të fëmijës së parë.

Kështu u deklarua këngëtarja për The Telegraph, transmeton Indeksonline.

Ellie Goulding - Wikimedia Commons

“Ajo është një shoqe shumë e mirë dhe e kujdesshme. Ne kemi pasur biseda të shumta rreth shtatzënisë” tha ajo.

“Miqësinë tonë e forcuam edhe më shumë, pas dasmës së Princit William dhe Catherine, në të cilën kam performuar” shtoi këngëtarja.

Princesha Eugenie bëhet nënë për herë të parë - Alb-Network

Ellie me anë të një fotosesioni kishte publikuar shtatzëninë e saj.

“Më duhej kohë për të kuptuar, dhe vendosa që më anë të disa fotove të ndaja këtë lajm të ëmbël me të gjithë”, u shpreh këngëtarja./Indeksonline/