75 Mall Live Search
09:55 / E Martë, 28 Janar 2025 / S Z

Gjatë vitit 2024 Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur 316 aktakuza ndaj 360 personave për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e përgjithshëm dhe Departamentin për të mitur, ku ka zgjidhur gjithsej 2157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve.

Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhërat ndëshkimorë janë zgjidhur 40.8% e rasteve.

Sa u përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave.

“Prokuroria Themelore e Gjilanit mbetet e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha veprat penale, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin për media.