12:58 / E Martë, 30 Qershor 2020

Vjet, Zvicra ka dëbuar afro 2.000 të huaj

Sipas regjistrit penal për vitin 2019, të publikuar sot nga BFS (Zyra Federale e Statistikave), gjatë vitit të kaluar, nga gjyqet zvicerane janë shqiptuar 1980 vendime me dëbim nga Zvicra, të personave me shtetësi të huaj.

Në 90 për qind të rasteve bëhej fjalë për dëbim të detyrueshëm, shkruan srf.ch.

Kjo do të thotë që personi i huaj është dënuar për një vepër penale në të cilën, krahas dënimit kryesor përfshihet edhe dënimi nga vendi, transmeton albinfo.ch. Dënimi i tillë është në përputhje me nenin 66a të Kodit Penal (“krimet e katalogut”).

11 për qind e njerëzve që kanë marrë këtë dënim, kanë pasur Vizën B ose C të qëndrimit në Zvicër.

Sipas BFS-së, si pesha e krimit, ashtu edhe statusi i qëndrimit në Zvicër i të dënuarit, kanë ndikim në shqiptimin e një vendimi për dëbim nga vendi.

Në rastin e një krimi të rëndë – për shembull vrasje apo përdhunim – rreziku për t’u dëbuar nga Zvicra është pothuajse tetëdhjetë herë më i lartë sesa në rastin e një vepre të lehtë penale, siç është përfitimi i paligjshëm nga ndihmat sociale.

Mos i humb