75 Mall Live Search
09:32 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / B O

“Gjëja më idiote që mund të bënit”, nuk e mbështeti nismën e saj “imagjinare” në Instagram, Bieta Sulo i përgjigjet koleges

Bieta Sulo krijoi një nismë në Instagram pas raportit të OKB-së mbi ndryshimet e klimës. Ajo ftonte ndjekësit të postonin foto me gjelbërim duke krijuar një mjedis virtual të gjelbër në këtë rrjet social.

Shumë prej kolegëve e kanë mbështetur, kurse gazetarja Balina Bodinaku nuk e ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë sfidë. Përmes një postimi në Instagram, ajo e quante idenë e gjelbërimit virtual diçka të pavlerë.

“Sqarim për shoqet që më kërkuan të bëhem pjesë e nismës Instagrami i gjelbër. Vetëm Ideja e gjelbërimit virtual, më ngjall krupën, ju dua shumë, mos ma kërkoni më. Seriozisht kushdo që e ka shpikur, është gjëja më idiote që mund të bënte. Në këtë moment do bënim mirë të shuajmë zjarret, jo të krijojmë realitete virtuale. Shumë faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Balina në reagimin e saj.

Por Bieta do ta vazhdojë këtë nismë. Ajo ka ripostuar statusin e një blogere që e mbështet dhe shprehet se nisma do të vazhdojë për të gjithë ata njerëz që nuk e quajnë si “gjënë më idiote” dhe që “nuk mendojnë të fikin zjarret me një kovë ujë’.

Që momentet e gëzuara të mos kthehen në kujtime të hidhura, ne gjelbëruam Instagramin. Kush mendon që me një kovë ujë i shuan zjarret, krahët e lehta i qofshin”, i është përgjigjur Bieta.