75 Mall Live Search
20:55 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / Gj. Sh

“Gjeje kush është kthyer”, Tifozët Kuq e Zi të sigurt pë kualifikim në EURO 2024

Ka filluar ndeshja Shqipëri – Çeki, e vlefshme për kualifikimete e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

Tifozat Kuq e Zi para ndeshjes kanë bërë një koreografi të bukur në stadiumin “AIR Albania”, shkruan IndeksOnline.

Ata në një fotografi kanë paraqitur një tifoz me veshje kombëtare dhe plis në kokë, duke e mbajtur në duar trofeun e Kampionatit Evropian.

”Gjeje kush është kthyer”, shkruan në fotografi, duke paralajmëruar rikthimin e Shqipërisë në një Kampionat Evropian, pas atij të vitit 2016.