75 Mall Live Search
13:45 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / Gj. Sh

“Gjeje një gocë që e pëlqen edhe mami”, Broja vihet në siklet

Armando Broja ka qenë i ftuari special në emisionin Kampionët me Marina Vjollcën.

Broja u vendos përpara një pyetësori hipotetik nga Marina, me personazhe të njohur nga bota e futbollit, se si do të përgjigjej ai nëse pyetej prej tyre.

Sylvinjo jam. Më ka ardhur ofertë por nuk di çfarë të bëj? Çfarë më sugjeron? Është ofertë që iki nga Kombëtarja.

Armando Broja: Në qoftë se është ashtu si të pëlqen ty, mundesh të zgjedhësh.

Jam Ibrahimoviç. Kam bërë ofertë te Chelsea për ty. Kur do takohemi të bisedojmë për Milanin?

Armando Broja: Jam shumë tifoz i tij dhe më pëlqen shumë si lojtar. Milani është ekip shumë i madh, është ekip me histori, i pari Real Madridi, pastaj Milani. Duhet ta diskutoj me agjentin dhe familjen.

Duka jam, Presidenti i FSHF. Në eliminatoret e ardhshme të dua në formë për të shkuar në Botëror.

Armando Broja: Normal që do të jem gati, kam për të qenë 110% gati.

Asllani jam. Më është mbushur Instagrami me mesazhe nga gocat. Më ndihmon si ta zhbllokoj?

Armando Broja: Gjeje një gocë që të pëlqen, që e pëlqen edhe mami.

Edy Reja jam, do bëjmë paqe?

Armando Broja: Se di, duhet ta mendoj. Ndoshta po, pimë një kafe, bëjmë muhabet.

Muçi jam. Më kanë pyetur të gjithë për foton që postove, pse Broja postoi vetëm me ty?

Armando BrojaKemi qenë gjithmonë shokë të ngushtë, edhe kur kemi qenë të vegjël kemi filluar bashkë te U17, edhe te Shpresat ishim bashkë. E kam shokun më të ngushtë te ekipi, i di kualitetet e Muçit, jo vetëm si lojtar, por edhe si djalë. Është djalë shumë i respektueshëm. I bëra një dedikim se e di që edhe unë kam qenë në një pozicion që ka qenë edhe ai.

Rei Manaj jam. Trajneri më thotë zgjidheni je me njëri-tjetrin kush do luajë me Spanjën. Si ta ndajmë?

Armando Broja: Ai që paraqitet më mirë në stërvitje.