18:00 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / AR

Gjejeni pak kush vjen në Tiranë për Sunny Hill Festival!

Tirana duket shumë gati për të pritur për herë të parë “Sunny Hill Festival” dhe aq më tepër pas zbulimit të njërit prej të ftuarëve! Pjesë e festivalit që do të mbahet në Tiranë në 26,27, 28 gusht do të jetë edhe reperi i famshëm italian Fedez! 

Këngëtari i “Mille”, “La Dolce Vita”, “Sapore” etj, do të përformojë në kryeqytet falë ftesës së Dua Lipës dhe babait të saj, Dukagjin Lipa që është njëkohësisht ai që organizon dhe drejton eventin e rëndësishëm.

Lajmi u konfirmua nga vetë Fedez përmes një postimi në Instastory ku njoftonte ardhjen në Tiranë dhe falenderonte Dua Lipën dhe babain e saj. Fedez, përtej muzikës është personazh i dashur për shqiptarët dhe shumë i ndjekur prej tyre në rrjetet sociale. I martuar me një nga blogeret më të famshme të Italisë dhe jo vetëm, Chiara Ferragni, videot e çiftit dhe fëmijëve të tyre bëhen virale brenda pak minutash. 

Nisur nga postimet dhe provat që lë Instagrami, Chiara dhe Fedez janë prej kohësh miq me Dua Lipën, gjë që shpjegon më qartë ardhjen e tij në “Sunny Hill Festival”. 

Festivali do të mbahet në Parkun e Liqenit Artificial, ndërkohë që ne presim emrat e tjerë të artistëve surprizë!

Kwsaj here, “Sunny Hill Festival” u bëri thirrje të gjithëve të bërtasin fort #MëLërTëLirë për një Kosovë pa viza, për një lëvizje të lirë, tejkalimin e kufijve gjeografikë dhe mundësinë për të qenë të palimituar për të vizituar të gjithë globin.