14:31 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Gjeli këndon shumë herët”, pronari gjobitet me 166 euro

166 € gjobë për një qytetar për shkak se gjeli i tij, Carlino, këndonte shumë shpejt. Kjo është ajo që i ndodhi një ish-muratori 83-vjeçar nga Castiraga Vidardo, në zonën e Lodit.

Për disa javë, burri e ka mbajtur kafshën në kopsht, i cili nga ora 4:30 e mëngjesit fillon të këndojë duke shqetësuar fqinjët. Ishin ata që paraqitën ankesë në polici duke marrë parasysh që neni 24 i rregullores komunale ndalon shqetësimin e fqinjëve prej kafshëve e shpendëve që mbahen në shtëpi, kopshte nga ora 22 deri në 8 të mëngjesit.

Zyrtarisht, gjoba u dha për mosrespektimin e distancës minimale prej dhjetë metrash nga shtëpitë fqinje (d.m.th. për nenin 16), por rregullorja në nenin 24, në të vërtetë, ndalon gjithashtu “mbajtjen e kafshëve kur ato shqetësojnë fqinjët”.

83-vjeçari në fakt kishte marrë masa për shpendin duke ia shitur një shoku ndërsa kishte disa vite që kishte marrë Carlinon.

Por miku i tij iku me pushime dhe i moshuari e mori ta mbajë për disa kohë. Rikthimi i tij nuk është pritur mirë nga fqinjët që njoftuan menjëherë policinë.

Pronari i gjelit u parapaljmërua por s’ndërmorri asnjë masë ndaj edhe policia u detyrua ta gjobiste.