07:22 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjen 1 mijë e 450 euro dhe një çelës veture në Prishtinë, kërkon pronarin për t’ia kthyer ato

Rrallë herë ka raste kur dikush gjen para dhe kërkon t’ia kthejë pronarit.

Por kështu ka vepruar një djalë i ri. Granit Bajra përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka bërë të ditur se të dielën gjeti 1 mijë e 450 euroo dhe një çelës të veturës, tipi Opel Astra dhe një letër.

I njëjti tha se paratë i gjeti në lagjen Ulpiana, derisa po ecte rrugës, transmeton Indeksonline.

Madje ai tha se lidhur me këtë tashmë ka njoftuar edhe policinë, teksa është lutur nga qytetarët që kushdo që e njeh dike që mund t’i kenë humbur këto para, të lajmërohet.

“Përshëndetje familjar dhe miq! Sonte ne ora 21:30 duke ecur në lagjen Ulpiana ( në semaforët te Beni-Dona ) kam hasur në rruge një shume parash prej 1450€ , një qelës të veturës e tipit Opel si dhe këtë letër. Njoftova policinë , ku në vendin e ngjarjes erdhi patrulla nr 103 e stacionit Nr.IV. Identifikimin e pronarit të mjeteve do e bëjnë në bazë te çelësit që do e hap veturën. Ju lutem bëjeni share që të arrijmë sa më shpejt në kontakt me personin që i takojnë. Ju faleminderit , gjitha të mirat”, shkroi ai./Indeksonline/