17:35 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjen fotografinë e gjyshes së ndjerë në Google Street View

Shëtitja në Google Street View është një kohë argëtuese për shumë njerëz, por një njeri gjeti gjyshen e tij të ndjerë.

Personi i cili e postoi këtë foto tha se ai shfleton shpesh Google Street View, duke eksploruar qytete që ai mund ti vizitojë ndonjë ditë. Këtë e bënte me vëllaun e tij.

Por, një natë vëllezërit bënë një zbulim të pazakontë. Ata po shfletonin disa lagje kur papritmas vunë re një person duke pushuar para shtëpisë së tyre, transmeton Indeksonline.

Pasi e zmadhuan, ata e konfirmuan se ishte gjyshja e tyre. Ata ishin shumë të lumtur. Një vit më vonë pasi që ishte bërë fotografia, gjyshja kishte ndërruar jetë.

Fotografia e Google Street View doli të jetë një nga fotot e fundit të saj.

“Ajo që më habiti, ishte që Google kapi një nga fotot e fundit të gjyshes, sepse ajo vdiq më pak se një vit pasi u mor kjo fotografi”, tha njeriu./Indeksonline/