11:52 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjen gjarprin e rrallë me dy koka në oborrin e shtëpisë

Sa shpesh ndodh që të ndeshesh me një gjarpër në jetë?!

Shumë njerëz shpresojë që të mos ndeshen kurrë me këtë zvarranik, që disa lloje të tij janë edhe vdekjeprurëse për njeriun.

Por një person nga Virgina ka gjetur një gjarpër në oborrin e shtëpisë së tij. Bëhet fjalë për një llojë shumë të rrallë të gjarprit që karakteristikën kryesore e ka se ka dy koka.

Secila kokë e këtij gjarpri ka trurin e vet por ndajnë të njëjtat organe për shkak të trupit të përbashkët.

Ky gjarpër është shumë i rrallë dhe nuk jeton shumë gjatë në natyrë, por tashmë gjarpri me dy koka që u gjet në oborr të shtëpisë u morr në laborator.

Nëse mbijeton, ai gjarpër do t’i dhurohet kopshtit zoologjik./Indeksonline/