75 Mall Live Search
08:32 / E Premte, 08 Gusht 2025 / H F

Gjen një granatë dore, gjatë punimeve në oborr, ekipi i deminimit i FSK-së e tërheq mjetin në Sllapuzhan të Suharekës

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka njoftuar se derisa ishte duke i kryer disa punime në oborr mbrapa shtëpisë ka hasur një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan, Suharekë më 07.08.2025 – 19:06.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke i kryer disa punime në oborr mbrapa shtëpisë ka hasur një mjet të dyshimtë shpërthyes”, thuhet në raport.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi i deminimit të FSK-së që e ka tërhequr mjetin (granatë dore) pa ndonjë incident.