08:24 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjen një shumë parash në rrugë, i pastrehu bën diçka të pabesueshme

Një burrë i pastrehë në rrugët e Glasgow, priti për orë të tëra në shi për të ruajtur një shumë prej 450 paund, që i përkisnin një të panjohuri.James John McGeown i pa paratë brenda një qeseje të mbetur në pjesën e përparme të një makine të parkuar, me dritare të hapur. Duke menduar se dikush mund të vinte dhe të grabiste paratë, ai qëndroi pranë makinës për më shumë se dy orë duke pritur që pronari të kthehej.

Më vonë, ai shkoi në makinë mori paratë dhe ua dorëzoi autoriteteve të zonës pranë Livingstone Brown, të cilët konfirmuan se McGeown ishte kujdesur që çanta të mos vidhej. Kur pronari John McMonagle, i cili zotëron një dyqan në Clydebank, u kthye në makinën e tij, ai gjeti një shënim ku i thuhej se paratë e tij ishin në vend të sigurt.

McMonagle ka vlerësuar xhestin e të pastrehut fisnik, tani po përpiqet të ngrejë fonde për të gjithë të pastrehët e tjerë në zonë.