75 Mall Live Search
21:53 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Gjen njerëzit që ai fotografoi para 30 vitesh për të rikrijuar fotografitë e tyre

Fotografia është e fuqishme, pasi kap një moment dhe e bën atë histori. Është një objekt, që mund të na transportojë në të kaluarën tonë.

Gjatë tre dekadave pasi ai shëtiti rreth qytetit të Peterborough, Cambridgeshire (Britani e Madhe) dhe fotografoi njerëz të rastësishëm që ai hasi, fotograf i rrugës, Chris Porsz ka gjurmuar të njëjtat tema dhe rikrijoi fotot.

Ai shpjegoi:

“Shpesh tërhiqesha nga disa shprehje në fytyrat e njerëzve. U bë një lloj varësie. Më pëlqeu të bëja foto të njerëzve që qëndronin jashtë turmës, gjëra që ishin pak më ndryshe, të çuditshme ose argëtuese”.

Megjithatë, vite më vonë, në vitin 2009, ai gjeti fotot e tij të vjetra dhe dërgoi disa në gazetën e tij lokale, ‘The Peterborough Evening Telegraph’, me shpresën që të gjente njerëzit që ai dikur ju bëri fotografi.

Sipas faqes së tij të internetit, “disa ishin të lehta, disa ishin të vështira, disa ishin të pamundura për t’u gjetur. Kur ai ishte i suksesshëm, Chris organizoi një ribashkim në vendndodhjen e fotografisë origjinale dhe bëri një fotografi tjetër”.

Disa nga personat e njohën veten pasi ai publikoi fotografitë e tyre në gazeta lokale dhe kombëtare, në Facebook dhe në faqen e tij të internetit.

Tani, koleksioni i tij përbëhet nga 135 ribashkime të bukura dhe tregon personazhe nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Ai tha se ndjehej i privilegjuar dhe i kënaqur “për të bërë kaq shumë ribashkime dhe duke parë buzëqeshjet në fytyrat e njerëzve ndërsa takoheshin përsëri me miqtë e vjetër. ”