15:50 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjen vdekjen një 26-vjeçar shqiptar, i shembet sipër një masiv inertesh

Një 26-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në Shkozë, ku në një masiv inertesh te ish-uzina e autotraktoreve, është shkëputur duke e zënë poshtë 26-vjeçarin.

Ai ka qenë duke gërmuar për skrap kur ka ndodhur ngjarja.

Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.