75 Mall Live Search
18:29 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / S Z

Gjenden pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës

Policia e Kosovës sot ka gjetur një sasi të armatimit, në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan.

Lajmin për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, ka thënë Elshani, për Indeksonline.

Ndërsa, ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.