10:51 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / A. M.

Gjendej e shtrirë në Spitalin e Neuropsikiatrisë, zhduket e reja nga Peja!

Elvira Ukaj nga Banja e Pejës është zhdukur në pasditen e djeshme, duke ikur nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

“30 vjeçarja kishte të veshura xhaketë të zezë, trenerkë të bardhë lartë, ndërsa trenerka të zeza poshtë”, kanë treguar familjarët.

Sipas tyre, Elvira eshtë larguar nga Spitali i Pejës rrethë ores 17:00. Edhe Polica e ka konfirmuar rastin në fjalë.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 26.10.2021 – 17:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal Pejë në repartin e Neuropsikiatrisë është larguar nga spitali dhe nuk dihet vendndodhja e saj”.

Kujtjomë se familja kërkon bashkëpunimin nga qytetarët, që nëse e shohin të kontaktojnë në numërin kontaktues 043 748 183.