75 Mall Live Search
10:06 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / mp

Gjenden armë në fshatin Koliq, policia arreston një person, një tjetër në arrati

Mbrëmë në fashatin Koliq të Komunës së Prishtinës, është raportuar për të shtëna me arme zjarri në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit një person është arrestuar, ndërsa një tjetër gjendet në arrati.

Sipas raportit të policisë me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë  ku janë gjetur dhe konfiskuar; një armë e tipit Zoraki, një pushkë e gjuetisë, 93 gëzhoja të cal. 9×19, 29 gëzhoja të cal. 7.62 mm, katër gëzhoja të fishekëve me gaz, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 12 fishekë me gaz.

“Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë  ku janë gjetur dhe konfiskuar; një armë e tipit Zoraki, një pushkë e gjuetisë, 93 gëzhoja të cal. 9×19, 29 gëzhoja të cal. 7.62 mm , katër gëzhoja të fishekëve me gaz, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 12 fishekë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mashkull kosovar  gjendet në arrati “, thuhet në raport.