Gjenden ilaçe të skaduara në një lokal dhe shtëpi, në Pejë
Nga NJRHKEK-ja, asistuar nga inspektorët farmaceutikë janë kontrolluar një lokal dhe shtëpia e të dyshuarit k/shqiptar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar ilaç të ndryshme të skaduara dhe lëndë e parë për prodhimin e llojeve të ndryshme të çajit.
Lidhur me rastin është intervistuar një femër dhe pas intervistimit ajo me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa i dyshuari nuk është hasur në shtëpi./Indeksonline/