75 Mall Live Search
11:22 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjenden barna pa banderola, në veturën e një personi

Dje rreth orës 21:25 në Graçanicë është raportuar se në veturën e një personi gjatë një kontrolli nga njësia policore janë gjetur barna pa banderola të Republikës së Kosovës.

“Në lokacionin e sipërcekur nga njësia policore është ndaluar vetura me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur tri paketa me barna të llojeve të ndryshme pa banderola të organeve të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit është bërë konfiskimi i barnave dhe rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.