11:51 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjenden burrë e grua të vdekur në një shtëpi, në Prizren

Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren janë gjetur të vdekur 2 persona nga Policia e Kosovës, raporton gazeta “Express”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“ Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, ka deklaruar nga policia.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë për “Express”-in se dy personat e gjetur pa shenja jete ishin burrë dhe grua.