23:34 / E Diele, 02 Tetor 2022 / AR

Kapen cigaret e vjedhura, Abazoviq: S’ka hajgare me shtetin

Po vazhdon aksioni për mbledhjen e provave drejt zbulimit të rrjetit të kontrabandës. 

Shoferi i kamionit të zhdukur dhe një punonjës i Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave janë arrestuar mbrëmjen e sotme nën dyshimin se kanë lidhje me zhdukjen e cigareve me vlerë gati një milion euro, mëson Vijesti.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai thotë se “nuk ka shaka me shtetin”. 

“Mirëpresim reagimin e shpejtë të organeve kompetente në vazhdimin e frenimit të kontrabandës së cigareve ilegale!  E premtuam dhe e bëmë: luftën kundër krimit pa falje!”, shkruan ai në Facebook./ Indeksonline/