Gjenden dallimet në efektet e ndryshme, që krijojnë antidepresantët

Efektet anësore të antidepresantëve të ndryshëm janë rankuar për herë të parë, duke zbuluar ndryshime të mëdha midis barnave.
Akademikët shqyrtuan ndikimin që ilaçet kishin te pacientët në tetë javët e para pas fillimit të trajtimit, me disa që i bënin pacientët të shtonin deri në 2 kg në peshë ose të ndryshonin rrahjet e zemrës deri në 21 rrahje çdo minutë, shkruan BBC-i.
Rreth tetë milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar marrin antidepresantë.
Studiuesit paralajmëruan se hendeku në efektet anësore mund të ndikonte në shëndetin e njerëzve dhe nëse ata mund t’i përmbaheshin terapisë së tyre.
“Ka dallime të mëdha midis antidepresantëve dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për pacientët individualë, por edhe për një numër të madh njerëzish që i marrin ato, kështu që edhe ndryshimet modeste mund të kenë një efekt të madh në të gjithë popullatën”, tha studiuesi Oliver Howes.
Ne gjithmonë e kemi ditur që antidepresantët ndikojnë në shëndetin fizik.
Studimi nga King’s College London dhe Universiteti i Oksfordit është i pari që prodhon një renditje në mënyrë që efektet e ilaçeve të mund të krahasohen lehtësisht.
Ekipi analizoi 151 studime për mbi 30 ilaçe që përdoren zakonisht për depresionin, duke përfshirë më shumë se 58,500 pacientë.
Jo të gjithë zhvillojnë efekte anësore, por, mesatarisht, rezultatet e botuara në revistën mjekësore Lancet shfaqin:
një terapi tetë-javore e agomelatinës ishte e lidhur me rënien në peshë prej 2.4 kg krahasuar me maprotilinën, gjë që çoi në gati 2 kg shtim në peshë; një ndryshim prej 21 rrahjesh në minutë midis fluvoksaminës, e cila ngadalësoi zemrën, dhe nortriptilinës, e cila e përshpejtoi atë; një ndryshim prej 11 mmHg në presionin e gjakut midis nortriptilinës dhe doksepinës.
“Është e qartë se asnjë dy antidepresiv nuk është ndërtuar njësoj”, tha Atheeshaan Arumuham, nga King’s College London.
Këto ndryshime mund të grumbullohen në mënyra që bëhen klinikisht të rëndësishme, duke përfshirë një rrezik në rritje të atakut në zemër ose goditjes në tru.