11:13 / E Martë, 07 Prill 2020

Gjenden disa mjete shpërthyese, intervenon FSK-ja

Disa mjete të dyshuara shpërthyese janë gjetur në një shtëpi në fshatin Celinë të Rahovecit, me ç’rast kanë intervenuar njësitet e FSK-së.

Mjetet e dyshuara shpërthyese janë gjetur dje pas orës 15:00 derisa një banor i fshatit ishte duke në oborrin e shtëpisë së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasur në dy thasë në të cilët kishte pas  mjete shpërthyese”, njofton policia.

Bëhet e ditur se njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese, pa ndonjë incident.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor i cili ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Edhe njësiti EOD i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes, i cili në mënyrë të sigurt i ka tërheqë nga vendi mjetet shpërthyese”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.