75 Mall Live Search
09:02 / E Martë, 22 Tetor 2024 / L K

Gjenden dy granata dore në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një fushë në fshatin Lladroviq, Malishevë, janë gjetur dy granata dore.

Njësia për deminim të FSK-së ka bëre asgjësimin e granatave dorës në mënyrë të kontrolluar.

“Raportohet se në një fushë janë gjetur dy granata dore. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së ka bërë asgjësimin e granatave dorës në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.