75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / mp

Gjenden dy granata dore në Suharekë

Një burrë kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes – granatë dore skaj një rrugë në Suharekë.

Sipas raportit policor, njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD-së për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes- granatë dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD-së për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe ata kanë bërë asgjësimin e tyre”, thuhet në raport.

Sipas raportit policor, njësiti përkatës ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes- granatë dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD-së për deminim i FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe të njëjtit kanë bërë asgjësimin e tyre”, thuhet në raport.