75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / MSH

Gjenden dy mjete të pashpërthyera: Një në Kaçanik, tjetri në Ferizaj

Dy mjete të pashpërthyera janë gjetur dje, në rajonin e Ferizajt.

Në raportin 24-orësh, policia bën të ditur se rreth orës 14:11, një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar, të pashpërthyer.

Në vendin e ngjarjes dolën njësitet për deminim të KFOR-it dhe ato të FSK-së, që në mënyrë të kontrolluar shpërthyen mjetin, shkruan IndeksOnline.

Nga ana tjetër, mbrëmë rreth orës 20:30, në Kaçanik u raportua po ashtu gjetja e një mjeti të dyshimtë, që ishte i pashpërthyer.

Mjetin e tërhoqi dhe e shpërtheu pa ndonjë incident njësiti deminues i FSK-së./IndeksOnline/