75 Mall Live Search
20:25 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjenden dy personat e zhdukur në Strazh

Indeksonline raportoi për zhdukjen e një femre dhe një mashkull, gjurmët e të cilëve së fundi ishin evidentuar në Strazh të Kaçanikut.

Por dyshja tashmë janë gjetur. Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga Klubi Alpin Prishtina.

Duke mos e zgjatur shumë, njëri prej pjesëtarëve të këtij klubi tha se kanë duart thuajse të ngrira dhe nuk mund të japin detaje shtesë.

“I kemi gjetë, jemi duke u kthyer tek baza. I kemi duart e ngrira nga i ftohti dhe s’mund të japim më shumë detaje”, tha njëri nga organizatorët e Grupit Alpin Prishtina shkurt përmes telefonit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dyshja janë gjetur në Luboten.

Të njëjtit ishin përkujdesur edhe për organizmin e kësaj ecje, por dyshja teksa ishin ndarë nga grupi më pas edhe kishin rezultuar të zhdukur./Indeksonline/