Gjenden dy trupa të pa jetë në Prizren

Faton Alia, drejtor i Policisë në rajonin e Prizrenit, ka konfirmuar për IndeksOnline se në këtë komunë janë gjetur dy persona të pa jetë.
Rasti ka ndodhur në lagjen ” Durmish Asllano”.
“Është një rast që ka ndodhur para 20-30 minuta, janë gjetur dy viktima në vend ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.
Njësitë kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e incidentit.
Ende nuk i kemi identifikuar viktimat”, tha ai./IndeksOnline/