01:13 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / MSH

Gjenden dy vajzat që u zhduken në Pejë

Dy vajza nga Peja, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga fshati Qyshk, të cilat u zhduken më 23 shtator, janë gjetur.

Kështu ka bërë të ditur deputeti Veton Berisha.

Ai tha se dy të zhdukurat, E.B. dhe L.N janë gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

Njoftim:

Vajzat e zhdukura një javë me parë E.B.dhe L.N. jan gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë ku jemi prezent bashk me to!

Faleminderit të gjithë juve që ndihmuat gjatë gjithë këtij procesi të vështirë që e kishim!

Mirënjohje

Vetoni