19:12 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjenden dy valixhe me gjësende të ndryshme në veturën e gazetarit Khashoggi

Në një automjet që i përket konsullatës saudite në Stamboll, forenzika turke ka gjetur dy valixhe me gjëra personale të gazetarit të ndjerë Jamal Khashoggi.

Sipas mediave turke, një ekip hulumtues sauditësh dhe hetues turq, ishin aty kur u kontrollua automjeti, ku u gjetën gjësendet e gazetarit.

Gazetari u raportua si i zhdukur më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll, derisa Arabia Saudite ka pranuar se një gazetar ka vdekur gjatë një sherri që kishte ndodhur në konsullatë.

Mediat turke, kanë dhënë detaje rreth vrasjes së gazetarit, me ç’rast shkruan se është torturuar./Indeksonline/