Gjenden eshtra afër pendës së Liqenit të Livoqit, dyshohet se janë të njerëzve

Një ngjarje e pazakontë është raportuar në fshatin Livoq i Epërm i Komunës së Gjilanit, ku gjatë kryerjes së disa punimeve janë gjetur eshtra që dyshohet se mund t’i përkasin njeriut.
Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se zbulimi është raportuar nga një zyrtar i Shërbimeve Publike Komunale. Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore për të siguruar perimetrin dhe për të nisur hetimet.
“Prokurori i shtetit është njoftuar dhe gjatë ditës së sotme njësitet relevante do të vazhdojnë me procedurat hetimore për të zbardhur rastin”.