75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjenden eshtrat e gruas që sakrifikoi vetën për të vdekur me njeriun që donte

Janë gjetur eshtrat e një burri dhe një grua të lashtë 3 mijë vjet në një varrë në Ukrainë.

Eshtrat e tyre ishin “në përqafim” të njërit tjetrit.

Ekspertët e autopsisë thonë se nuk do të ishte e mundur të vendoset trupi i gruas në një pozitë kaq të dashur nëse ajo tashmë kishte vdekur.

Ekspertët thonë se ka të ngjarë që gruaja zgjodhi të vdiste dhe të varrosej me  burrin e saj. Ata besojnë se ajo mund të jetë  helmuar për vdekje, dhe u ngjit në varr dhe përqafoi partnerin e vdekur së fundmi.

Besohet se ata i takojnë Epokës së Bronzit.

Profesor Mykola Bandrivsky- i cili kreu një studim për “varrosjen e çiftit të dashur” tha: “Është një varrim unik, një burrë dhe një grua shtrirë atje, duke përqafuar njëri-tjetrin ngushtë. Të dy fytyrat  po vështronin njëri-tjetrin, ballët e tyre preknin. Gruaja ishte shtrirë në shpinë, me krahun e saj të drejtë ajo ishte duke e përqafuar me butësi njeriun. Të dy ishin të veshur me dekorime prej bronzi, dhe afër kokës kishin vendosur disa sende qeramike- një tas, një kavanoz dhe tre bailers”./Indeksonline/