12:56 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjenden mbetje mortore në fshatin Llukar

Një burrë në fshatin Llukar, ka raportuar policinë e Kosovës se në një rrugicë në pyll, kishte gjetur një mbetje mortore – kafkë e cila dyshohet të jetë e njeriut e mbetur nga koha e luftës.

Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti patrullues i policisë, kurse për hetime të mëtejme ajo kafkë është marrë nga njësiti për hetimin e krimeve të luftes dhe personave të zhdukur.