Gjenden mbetje mortore në Podujevë

Në fshatin Zhiti të Podujevës janë hasur disa eshtra, të cilët dyshohet të jenë eshtra njeriu.
Rasti ka ndodhur katër ditë më parë.
Një ankues kishte raportuar në polici se derisa sihte duke punuar tokën, kishte hasur në eshtrat e dyshimët.
Sipas njoftimit policor, këta eshtra janë tërhequr dhe dërguar në IML për ekzaminime të mëtjuteshme.