75 Mall Live Search
08:47 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Gjenden mbetje mortore në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë informuar se në brendi të pyllit kanë hasur në disa kocka të njeriut.

Rasti është raportuar të premten në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë.

Pas informatës, njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm.

Rasti është duke u hetuar.

”Dy dëshmitar meshkuj  kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/