Gjenden mbetje mortore në veri të Kosovës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se qytetarët kanë hasur në mbetje mortore në veriun e Kosovës. Në njoftim thuhet se pas njoftimit nga Policia e Kosovës, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore.
“Komisioni do t’ju njoftojë pas verifikimit dhe konstatimit nga IML-ja, nëse të njejtat janë më interes forcenzik dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur”, thuhet ndër të tjera në njoftim, transmeton IndeksOnline.