75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 08 Gusht 2025 / S Z

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi nga lista e të zhdukurve

Sot gjatë gërmimeve të realizuara në një lokacion të ri në Vushtrri, janë gjetur mbetje mortore. Në njoftimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur thuhet se mbetjet mortore potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.

Ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht shoqata “Martirët e lirisë” nga Vushtrria.

Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës.

“Komisioni do t’ju njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN-së, nga Komisioni Ndërkombtar për Persona të Zhdukur”, thuhet në njoftim./Indeksonline/