75 Mall Live Search
20:54 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjenden mbetjet e një anijeje 400-vjeçare

Arkeologët kanë gjetur mbetjet e një anijeje pranë Lisbonës duke theksuar se ky është zbulimi më i rëndësishëm nënujor në vend gjatë dy dekadave të fundit.

Këshilli Bashkiak i Cascais, një qytet pranë Lisbonës, tha sot se anija e gjetur është rreth 400-vjeçare dhe kishte transportuar erëza shumë fitimprurëse midis Indisë dhe Portugalisë.

Në vendin e mbetjeve të anijes u gjete piper dhe guaska që u përdorën si monedhë në tregtinë e skllevërve dhe pjesët e bronzta të artilerisë.

Mbetjet e anijes u gjetën muajin e kaluar gjatë gërmimeve në dalje të lumit Tagus, në bregun e Oqeanit Atlantik.

Gjatë gërmimeve paraprake, janë gjetur mbetjet e porcelanit që datojnë nga koha e perandorit kinez Vanni nga fundi i shekullit të 16 dhe fillimit të shekullit 17, transmeton AP.