75 Mall Live Search
10:54 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjenden pa shenja jete dy persona ne Pejë, trupat e pajetë dërgohen për obduksion

Dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, janë gjetur pa shenja jetë dy persona, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

“Fsh. Vitomiricë, Pejë 13.06.2020-17:00. Është raportuar se viktima femër Kosovar së bashku me viktimën mashkull Kosovar janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin. Në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.