Gjenden pjesë tjera të aeroplanit ku po udhëtonte Sala
Policia holandeze po heton pas një copë mbeturine që mund të kishin ardhur nga aeroplani që u rrëzua me Emiliano Sala në bord.
Një këmbësor që gjeti pjesën e madhe të aluminit dhe mendoi menjëherë për futbollistin e humbur kur e pa atë në rërë në Maasvlakte, afër Roterdamit, shkruan Indeksonline.

Piper Malibu që mbante futbollistin e ri të Cardiff City u zhduk më 21 janar në Ishujt “Channel”, pas goditjes së motit të keq gjatë rrugës në Uells nga Nantes.
Të hënën, dy ulëse nga aeroplani u gjetën në një plazh të Normandisë rreth 30 kilometra nga pozita e fundit e njohur e avionit pranë Alderney.

Pjesa tjetër që u shfaq sot në Holandë po analizohet nga policia dhe nuk përjashtohet mundësia që është pjesë e trupit të aeroplanit. /IndeksOnline/
